Epoka Pacult ka nisur te Kukësi, që ditën e djeshme fitoi miqësoren e parë në tokën turke, ndaj skuadrës së Kayserispor. Tanimë vjen një tjetër triumf, por në merkato. Kampionët në fuqi ëndërrojnë ende titullin kampion, edhe pse Skënderbeu renditet në krye me 12 pikë më shumë.

Për t’ia arritur qëllimit klubi ka ndërhyrë në merkato dhe veç Shkodrës ka afruar edhe dy futbollistë të tjerë. Filip Zderic është përforcimi i Kukësit për krahun e djathtë të mnbrojtjes dhe në këtë mënyrë ky pozicion dublohet, me bujar Idrizin që është një tjetër alternativë për stafin teknik

Zderic vjen nga rumunët e Gaz Metan. Në të shkuarën ka luajtur edhe me Cibalia e Imotski në Kroaci.

Përforcimi tjetër i bërë është në qendër të mesfushës. Largimet e Krkotic dhe Zeqirit tashmë janë mbuluar, pasi ka ardhur Shkodra dhe i fundit Irakli Dzaria.

29-vjeçari kishte mbyllur kontratën me Dila Gori dhe ishte lojtar i lirë. Kukësi e ka bindur qendërmesfushorin, i cili do të nisë një eksperiencë të re në Superiore. Dzaria është vënë nën urdhrat e Pacult.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here