“Fusha nuk përbën problem. Skuadra ka gjashtë vjet që luan këtu dhe vitin e kaluar fitoi titullin. Tashmë objektivi është që të rikthejmë traditën, kur ekipet udhëtuese e kanë të vështirë të marrin pikë në Kukës.”
Edhe pse ka vetëm pak javë në krye të Kukësit, Peter Pacult e ka të qartë se problemi më i madh i skuadrës është ecuria në shtëpi. Rezultatet jo të mira në “Zeqir Ymeri” janë handikapi më i madh në këtë sezon. Fitoret e munguara në shtëpi kanë ndikuar në distancën prej 11 pikësh nga kryesuesit e Skënderbeut. Nëse gjatë edicionin e kaluar stadiumi në Kukës ishte fortesa e verilindorëve drejt titullit, tashmë suksesi mungon prej afro katër muajve. Fitorja e fundit e Kukësit në kampionat përballë publikut të vet është ajo e 16 Tetorit 2017, kur në drejtimin e ish-trajnerit Milinkovic kampionët në fuqi mposhtën 4-2 Teutën. Prej asaj ndeshje nisi ecuria larg pritshmërive. Asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit, me skuadrën që ka barazuar përballë Vllaznisë dhe së fundmi me Flamurtarin, ndërsa është thyer nga Partizani dhe në mënyrë surprizë nga Lushnja e Luftëtari.
Megjithatë rikthimi i entuziazmit në skuadër dhe dora e trajnerit austriak, që ka nisur të duket në fushën e lojës, japin optimizëm, ndërsa tashmë duhet shfrytëzuar faktori fushë. Nisur nga dy sfidat e radhës me Kamzën në kampionat dhe mbi të gjitha me Tiranën në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Pesë ndeshje në shtëpi pa fitore në kampionat
29/10/17 Kukësi 2 – 2 Vllaznia
20/11/17 Kukësi 1 – 2 Partizani
09/12/17 Kukësi 1 – 3 Lushnja
22/12/17 Kukësi 1 – 2 Luftëtari
04/02/18 Kukësi 1 – 1 Flamurtari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here