Peter Pacult debuton me fitore në krye të Kukësit. Kampionët e Shqipërisë mposhtën me rezultatin 2-1 në “Loro Boriçi” ekipin e Vllaznisë. Në miqësoret e zhvilluar në janar Kukësi tregoi një rrijte të konsiderushme dhe këtë verilindorët e treguan edhe sot duke e dominuar kundërshtarin, edhe pse luanin në transfertë. Me këtë fitore të besuarit e Pacult ngjiten në vend të tretë në kuotën e 28 pikëve, 9 më pak se Skënderbeu në krye pas 17-të ndeshjesh.
45’ minutat e para u mbyllën në barazim, por me kampionët më afër golit. Elis Bakaj pati dy raste të volitshme për të kaluar Kukësin në avantazh, por Sherri me ndërhyrjet e tij e mbajti portën të paprekur. Në të dytën miqtë kaluan menjëherë në avantazh me anë të sulmuesit Guri që me kokë e dërgoi sferën në rrjetë (20’). Gjithsesi gëzimi nuk zgjati shumë sepse vendasit barazojnë ndeshjen me anë të mesfushorit Kalaja që shënoi nga një pozicion i vështirë pas asisit të Likës (70’). Miqtë nuk kënaqen me barazimin dhe sulmojnë me të gjitha forcat në kërkim të fitores. Pas disa aksionesh të rrezikshme Kukësi shënon me anë të mbrojtësit Filip Zderiç (80’). Verilindorët shënojnë edhe golin e tretë me anë të sulmuesit Elis Bakaj në minutën e fundit të shtesës duke i dhënë një goditje të fortë Vllaznisë në Shkodër.
• Vllaznia-Kukësi 1-3
Shënues: Kalaj 70’/ Guri 50’, Zderiç 80’, Bakaj 90+3’
Kartonë të verdhë: Lika 29’, Berisha 36’, Malota 54’, Orelesi 59’
• Formacionet:
• Vllaznia: Sherri, Pjeshka, Berisha, Malota, Mersini, Orelesi, Krymi (Bardulla 46’), Vucaj (Kalaj 61’), Çinari, Lika, Sukaj (Ribaj 82’). Trajner: Ernest Gjoka
• Kukësi: Koliçi, Zderiç, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Ethemi (Hoxha 67’), Musolli, Shkodra, Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Peter Pacult

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here