Milani, Arsenali, Borussia e Dortmundit, Salzburgu, Marseille dhe Athletic Bilbao janë 6 skuadrat e fundit që u kualifikuan në raundin e 16-të më të mirave të Europa League.

Në ndeshjen më të fortë të mbrëmjes Atalanta ëndërroi deri në minutën e 83-të kur goli i Schmelzer u shuajti shpresat e kualifikimit, me bergamaskët që kishin kaluar në avantazh që në minutën e 11-të me mbrojtësin Toloi. Përfundoi 1-1 mes Atalantës dhe Dortmundit me verdhezinjtë që avancuan më tej me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Milani bëri detyrën ndaj bullgarëve të Ludogorets duke fituar edhe në ndeshjen e kthimit me një gol të Borinit.

Surprizoi Arsenali që u mposht në shtëpi 1-2 nga modestët e Ostersunds por falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë skuadra e Ëenger avancoi në 1/8 e Europa League.

Fitore minimale për Bragën 1-0 ndaj Marseille por portugezët u eliminuan pasi skuadra franceze kishte fituar 3-0 takimin e parë.

Spartaku i Moskës fitoi 2-1 në San Mames ndaj Bilbaos por nuk mundi të bënte përmbysjen e madhe pasi baskët kishin triumfuar 3-1 në Rusi. U kualifikua edhe Salzburgu që mposhti 2-1 Real Sociedadin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here