Spanja dhe Sërbia në gjysmëfinale të EuroBasketit
17 September, 2009

Sot u zhvilluan dy gjysmëfinale në kuadër të kampionatit Evropian, ku u takuan 4 skuadra shumë të forta.
Kampioni aktual Evropian, Rusia, pësoi humbje nga Sërbia me rezultat 79-68.
“Çelësi” i fitores së Sërbisë, apo lulzimi më i madh në ndeshje ishte çereku i dytë, ku Sërbia pati seri prej 17-0, dhe e përmbysi disavantazhin nga 24-21 për Rusinë, në 38-24 për Sërbinë.
Avantazhi arriti deri në 20 pikë në çerekun e tretë, kurse Rusia qysh nga atëherë nuk iu afrua më shumë se 10 pikë Sërbisë.
Hero i ndeshjes konsiderohet Kosta Perovic, i cili shënoi 11 nga 13 pikët e tij në çerekun e dytë, 9 prej të cilave ishin vendimtare për serinë 17-0.
Në anën tjeteër, Franca e humbi statutin e skuadrës së pamposhtur, pas 6 fitoreve rresht.
Trekolorët u mposhtën nga skuadra e Spanjës, edhe atë me plot 20 pikë epërsi, 86-66.
Skuadra e Francës u tregua e fortë për Spanjën vetëm në 5 minutat e para, pas kësaj periudhe Spanja dominoi deri në fund.
Paul Gasol ishte më efikasi i ndeshjes me 28 pikë, 9 kërcime dhe 3 bllokada, kurse Rudy Fernandez shtoi 16 pikë.
Hero i ndeshjes konsiderohet Rudy Fernandez. Tri-pikëshat e tij në çerekun e parë e sollën Spanjën në epërsi, që u mbajt deri në fund.
Nesër do të zhvillohen 2 takime tjera në kuadër të çerekfinales, takime mjaft interesante, ku Turqia takohet me Greqinë dhe Sllovenia me Kroacinë.
/LajmeSport.Com
Komente
Got something to say?

