Përfundon Botërori për Francën
22 June, 2010
39.415 spektatorë ishin dëshmitarët të turpërimit të Francës, kombëtare e cila nuk u vërejt fare në këtë Botëror dhe ndeshja e fundit ishte ankth për ata, pasi les Bleus u mposhtën nga nikoqiri me rezultat 2-1.
Ishte Khumalo ai që hapi serinë e golave pas 20′ minutave lojë, kurse gëzim më të madh solli Mphela te Jug- Afrikanët, i cili dyfishoi rezultatin në minutën e 37′.
Malouda shënoi për 1-2 dhe deri në fund të takimit nuk ndryshuan shifrat, pos eliminimit të këtyre dy ekipeve, që përfunduan aventurën e tyre pas fazës së grupeve.
/LajmeSport.com
Komente
Got something to say?


