Messi fitues i çmimit Alfredo Di Stefano
11 November, 2009
Assi i Barcelonës Lionel Messi ka fituar çmimin Alfredo Di Stefano, çmim të cilin e morri sot në mbrëmje.
Ky çmim ju dha Messit nga Alfredo Di Stefano dhe Diego Maradonës, kurse ai ishte shume i ngazëllyer që e pranoi çmimin nga dy legjendat e gjalla të futbollit.
“ Jam më krenar se kurrë që jam para Maradonës dhe Di Stefanos, jam shumë i lumtur me atë çfarë më dhanë.”
Eduardo Inda, drejtori i Marcas, tha pas ndarjes së këtij çmimi se Messi e morri këtë trofe ashtu si Barcelona fitoret në Camp Nou, pasi që të nominuar ishin Xavi, Forlan dhe Iniesta.
Trofeu jipet nga një juri e zgjedhur nga gazeta prestigjioze Marca për lojtarin më të mirë në futbollin spanjoll, arritjeve në La Liga, Copa del Rey, Champions League dhe Superkupën e spanjës.
Juria e Marcas ishte e përbërë nga disa prej njerzve më të famshëm të futbollit botëror, duke përfshirë, Di Stefanon, Jorge Valdanon, Andoni Zubizarreta, Fernando Hierro, Emilio Butragueno, Luis Aragones, Luis Suarez, Johan Cruyff, dhe Zinedine Zidane.
/LajmeSport.com
Komente
4 Responses to “Messi fitues i çmimit Alfredo Di Stefano”
Got something to say?



bravo breee….
jo bre ska vit me ja dhone ma mire cr9 me ja dhone se messi
Me i mire je bravo veq vazhdo
ma i fotri je forza messi