Agjenti: Anglia do të ishte test i shkëlqyer për Ibran, por ai është i lumtur në Barcelona
30 May, 2010

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është vënë në dyshim pas kalimit të David Villas tek Barcelona dhe agjenti i tij, Mino Raiola ka hapur edhe njëherë dyert e transferimit.
“Futbolli Anglez do të ishte test i shkëlqyer. Çdo gjë varet tek klubit, por e ardhmja e tij tani është me Barcelonan. Kurrë nuk ka menduar se Barcelona do të jetë klubi i tij i fundit. Ai është si Mourinho; nëse mund të fitoj çdo gjë me Barcan, atëherë do të mendoj për një sfidë të re.”, deklaroi Raiola për Sky Italia.
Ibrahimovic ka qenë i lidhur me një rikthim në Serie A tek Inter, ose AC Milan, përderisa Manchester City ka qenë i lidhur me një kalim të Suedezit.
/LajmeSport.com
Komente
Got something to say?

