Një nga mbrojtësit e larguar nga skuadra e Partizanit nga drejtuesit për shkak se nuk ishte në planet e tyre për gjysmën e dytë të sezonit. Mbrojtësi shtatlartë që ka luajtur si titullar me të kuqtë, ka pasur disa oferta nga Kategoria Superiore, ku skuadra si Kamza apo Vllaznia kanë qenë në garë për të fituar shërbimet e tij. Por, Krasniqi ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij jashtë vendit dhe më konkretisht në kampionatin maqedonas.

Në kampionatin fqinj kanë qenë disa skuadra të gatshme që të merrnin shërbimet e tij, por më i avantazhuar është Rabotniçki që në parim ka arritur edhe një akord me lojtarin për gjashtë muajt e ardhshëm. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i tij te skuadra maqedonase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here