Ky sezon te Partizani i ka pasur të gjithë. Dështime në merkato, lojëra të dobëta dhe ajo humbje turpëruese në Gjirokastër me Luftëtarin i vuri vulën të gjithave. Në klub ua lanë lojtarëve dhe disa prej tyre e pësuan. Renato Malota, Gëzim Krasniqi dhe Emiljano Vila u larguan nga ekipi.

Ua thanë troç: “Nuk ju kemi në plane”. Zgjodhën të largoheshin. Por për të mos mjaftuar kjo u desh edhe një sherr midis Trashit dhe trajnerit Starova, që u shoqërua me gjoba për të dy, për lojtarin dhe për teknikun.

Një nga futbollistët që u largua nga Partizani është edhe Gëzim Krasniqi, i cili do të luajë me Rabotnicki-n në Maqedoni, që e thotë hapur që nuk e priste të largohej nga të kuqtë. Të larguarit u cilësuan të panevojshëm nga Starova dhe Krasniqi thotë: “Për trajnerin nuk kam çfarë them, pasi i ka thyer të gjitha parashikimet. Një gjë e thotë tani dhe një tjetër më vonë. Nuk kas qëndrueshmëri në ato që thotë dhe në ato që bën. Koha është ajo që do t’i tregojë profesorit se kush ishin të panevojshmit dhe kush janë të nevojshëm”.

Thuhet se vendimi për largimin e këtyre lojtarëve ka lidhje me humbjen e thellë me Luftëtarin, por kjo nuk ka bëjë me Krasniqin, pasi nuk luajti në atë takim. “Jam ndjerë shumë keq kur shikoja shokët e skuadrës në atë gjendje. Doja të isha edhe unë në fushë që t’i ndihmoja sadopak, por nuk m’u dha mundësia”, thotë kavajasi në “Panorama Sport”.

Krasniqit dhe kolegëve të tij u është komunikuar që nuk janë në plane dhe mund të huazohen. Mbi falënderimet e bëra për Starovën dhe drejtorin Rama, qendëmbrojtësi thotë: “E kam falënderuar trajnerin pasi ai vendos për futbollistët që do dhe nuk do të ketë në skuadër. Gjithashtu kam falënderuar drejtorin, pasi u tregua shumë i sinqertë…”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here