Mateo Kovacic, ka dy dëshira për 2018-ën. Mesfushori kroat nuk po gjen dot hapësirë te Real Madrid, për këtë ai është gati të kthehet te Inter ose të kalojë në “Old Trafford” me Manchester United.

Siç raporton “Mirror”, 23-vjeçari nuk është pjesë e projektit të Zidane edhe pse po përpiqet që të fitojë minuta me “Los Blancos”. Gjithmonë sipas tabloidit anglez, zikaltërit janë të gatshëm që të mirëpresin yllin kroat.

Deri në fund të merkatos, mbetet të presim nëse lojtari do të vazhdojë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, apo do të nisë një aventurë të re në Premier League, ku edhe dëshiron më së shumti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here