Kosova mësoi shortin e Ligës së Kombeve ku do të ketë përballë kundërshtarë të tillë si Azerbajxhani, Malta dhe Ishujt Faroe, por Dardanët mbeten ende pa një trajner. Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri theksoi se për momentin ende nuk diçka konkrete për trajnerin e ri.

“ Jemi në një moment që duhet të flasim për grupin ku jemi të shortuar. Trajneri është pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës, por për momentin nuk ka diçka konkrete nuk mund të them asgjë”.

Për grupin në të cilin është shortuar Kosova në Ligën D të Nations League, Vokrri vlerësoi Azerbajxhanin pa nënvlerësuar Maltën.

“ Duke patur parasysh që vetëm vendi i parë avancon më tej, është një grup i vështirë pasi kemi në grup një skuadër si Azerbajxhani që është favorit. Edhe Malta e Ishujt Faroe nuk janë skuadra të dobëta por për vendin e parë mendoj që garën do ta kemi me Azerbajxhanin”.

Për trajnerin e ri Vokrri konfirmoi se do të jetë i huaj dhe gjasat janë që të jetë zviceran.

“ Deri në mesin e muajit të ardhshëm do të vendosim edhe për trajnerin e ri. Kandidatët janë disa por rrethi ngushtohet dita ditës. Sigurisht që do të jetë një trajner europian, me shumë mundësi zviceran”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here