Korabi synon që të qëndrojë në pesë vendet e para të tabelës së klasifikimit në Grupin A të Kategorisë së Parë. Ata kanë bërë sot prezantimin zyrtar të trajnerit Dorian Bubeqi, i cili është konfirmuar një javë më parë.

Veç trajnerit të parë, është afruar edhe trajneri i portierëve, Taulant Guma, ndihmësi i Bubeqit, por edhe një futbollist cilësor. Erand Hoxha ka hedhur firmën te skuadra dibrane duke u larguar përfundimisht nga Besa, ku u aktivizua gjatë fazës së parë të kampionatit. Ai është prezantuar sot në ekipin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here