Fundjava e dytë sezonale e Formulës 1 nuk ka nisur aspak mirë për pilotin kampion në fuqi, Lewis Hamilton. Britaniku i Mercedesit është detyruar të ndërrojë kambion e makinës së tij, gjë që shoqërohen me 5 pozicione penalitet.

Ky nuk është aspak një lajm i mirë për të, pasi tani maksimumi që mund të arrijë, është nisja nga linja e 3-të, çka do t’i vështirësonte garën për të marrë fitoren e parë sezonale.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për makinat Ferrari, që dominuan në sesionin e dytë të provave të lira dhe do të synojnë sërish podiumin edhe në garën e të dielës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here