Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ditën e sotme vendimet e Komisionit të Disiplinës, për shkeljet e konstatuara në javën e kaluar të Superiores, por edhe kategorive inferiore.

Ajo që tërheq vëmendjen është nisja e procedimit disiplinor për trajnerin e Flamurtarit, Shpëtim Duro, për sulmin me fjalor të papërshtatshëm, ndaj arbitrave të sfidës me Kukësin. Duro etiketoi si kamikazë arbitrin Hamiti, por edhe anësorin e takimit, që sinjalizoi 11-metërshin për vendasit.

Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshje kundër KF “Luftëtari”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF “Burreli ”, Akil Jakupi , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Korabi”, Emiljano Veliaj, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes,në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF ”Shkumbini”, Astrit Isaj, për sjellje jo sportive ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Burreli”, Sadush Danaj; pezullimin pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Sadush Danaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Flamurtari FC, Jeton Beqiri, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

Fillimin e procedimit disiplinor ndaj zyrtarit të Flamurtari FC, Shpëtim Duro lidhur me deklaratat pas ndeshjes midis Kukesit dhe Flamurtarit të datës 04.02.2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here