Komisioni i Disiplines prane FSHF-së është mbledhur ditën e sotme për të analizuar dhe ndëshkuar sjelljet e patolerushme sportive, të evidentuara në ndeshjet e kësaj jave.

Analizimi i sjelljes së Sulejman Starovës në sekondat e fundit të sfidës me Flamurtarin në Vlorë, pritej me mjaft interes, ndërsa Komisioni i Disiplinës këtë herë, përdori ‘dorën e hekurt’ për trajnerin e Partizanit.

Starova u pezullua me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti, pasi kjo sjellje e tij është rast i përsëritur, ndërsa klubi i kuq do të vuajë mungesën e teknikut në pankinë për thuajse një fazë të tërë.

Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

1. Zyrtari i KF “Partizani”,Sulejman Starova, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të nenit 40/1 dhe 49/2/a) të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF “Skënderbeu”, Marko Radas, për sjellje ofenduese dhe fair play, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

4. Zyrtari i KF ”Flamurtari” U-17, Sherif Idrizi, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba aplikohet në masën 3%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here