Këlcyra do të rikthehet të garojë në Kategorinë e Dytë, pasi Komisioni i Apelit vendosi të rrëzojë vendimin e atij të Disiplinës, që e përjashtoi skuadrën. Gjithçka ndodhi pas ndeshjes me Përmetin, ku u dhunua arbitri Alvi Paço, për shkak të akordimit të një 11-metërshi për miqtë, ndërsa pasojat ishin mjaft të rëndë për skuadrën e Këlcyrës.

Gjithsesi, Apeli arsyeton në vendimin e tij, se përjashtimi është dënim shumë I rëndë, ndaj vendos ta rikthejë në garë Këlcyrën, duke e pezulluar me vetëm 14 ndeshje pa tifozë. Gjithsesi, duket se ky vendim i kap të papërgatitur drejtuesit e skuadrës, që janë njoftuar vetëm sot për ndryshimin e vendimit, ndërkohë që nesër duhet të udhëtojnë drejt Sarandës, ku do të ndeshen me Butrintin.

VENDIMI i KOMISIONIT TË APELIT

Pasi mori në shqyrtim ankimin e KF “Këlcyra”.

Vëren se:
Me vendimin e datës 15.12.2017 (pika 7) Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka vendosur:

KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjesive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes
dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen
përfundimtare të lojes në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f ,28, 49/5, 58/2,
65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, përjashtohet nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatiti për sezonit
futbollistik 2017/2018. Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3
me 0.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar kërkesë ankimore të KF “Këlcyra” duke kërkuar ndryshimin e
pikës 7 të Vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 15.12.2017 pasi masa e denimit nuk i
pergjigjet rrethanave te shkeljes se kryer.

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS

Pasi dëgjoi relatimin e çështjes nga sekretariati teknik dhe si bisedoi e analizoi çështjen në tërësi,
konstaton:
Vendimi datë 15.12.2017 (pika 7) i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF nuk është marrë në
përputhje me Kodin e Disiplinës Sportive pasi masa e denimit te aplikuar eshte e larte dhe nuk i
pergjigjet shkeljes disiplinore te kryer.

PËR KETO ARSYE

Bazuar në nenet 78 e vijues te Kodit te Disiplinës Sportive

VENDOSI

1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 15.12.2017 (pika 7) si meposhte:
KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjesive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të
ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar
ndërprerjen përfundimtare të lojes në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f
,28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, dënohet me 14(katërmbedhjetë) ndeshje pa
spektator në stadiumin përkatës. Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me
rezultatin 3 me 0.
2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë
Zvicër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here