Kombëtarja U-19 e femrave e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, nis sot grumbullimin e radhës në qytetin e Elbasanit. Futbollistet e reja do të jenë nën urdhrat e Dedes deri ditën e mërkurë, datë 14 mars 2018. Janë grumbulluar plot 23 futbolliste të cilat do të jenë në vëzhgimin e tij dhe të stafit teknik, për t’u bërë më pas pjesë e ekipit përfaqësues të femrave për Shqipërinë U-19 dhe më pas në kombëtaren A. Kjo grup-moshë është e datëlindjes 2000-2001-2002, ku shumica e futbollisteve janë nga kampionati ynë (19) dhe 4 vijnë nga ligat jashtë Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here