Ndonëse VAR po bëhet me shpejtësi pjesë e kampionateve më elitare të futbollit, ndërsa së fundi është vendosur që të aplikohet edhe në botërorin ‘Rusi 2018’, ka ende shtete që nuk janë gati ta implementojnë këtë sistem.

Kështu, në Brazil, pjesa dërrmuese e klubeve të kampionatit vendas, kanë votuar kundër VAR-it. Arsyeja e vetme që ka detyruar presidentët e skuadrave, janë ato financiare.

Në total vlera e sistemit Video Assistent Referee, kushton 5 milionë euro, ose rreth 250 mijë euro është kostoja për çdonjërën nga skuadrat e kampionatit brazilian, një shumë tepër e lartë për financat e klubeve braziliane. Për momentin vendosja e teknologjisë në kampionatin brazilian është pezulluar, kjo për faktin se vetëm 7 nga 20 kanë votuar pro.

Arsyeja se përse kushton kaq shumë VAR-i në Brazil, është për shkak të fibrave optike. Vendi ka një sipërfaqe prej 8.515.770 km2 dhe nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të mbuluar të gjithë territorin.

Sipas shifrave të publikuara, VAR-i ka një kosto prej 12.500 eurosh për ndeshje, e konsideruar tepër e lartë, krahasuar me Portugalinë, ku paguhen 1.200 euro për çdo takim, sepse sipërfaqja e vendit është shumë herë më e vogël, por edhe sepse masat për fibrat optike ishin marrë me kohë.

Një tjetër problem që vështirëson aplikimin e sistemit VAR, në Brazil, është edhe për shkak të kompanisë që ka të drejtat televizive të kampionat, që nuk beson tek teknologjia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here