Dy fytyrat e mbrëmjes së “Anfield” janë ato të Jurgen Kloppit dhe Pep Guardiolës, fitorja 3-0 e Liverpoolit ndaj Manchester City-t i ka dhënë drejtim kualifikimit të gjysmëfinaleve të Champions nga ana e të kuqve, duke ndikuar në komentet e dy trajnerëve. Rezultati 3-0 shkon përtej pritshmërive të gjermanit.

“Nuk e prisja një rezultat të tillë, në pjesën e dytë sulmuam më pak, pasi nuk do kishte kuptim të zbuloheshim. Pjesa e parë ishte fantastike, i njihnim cilësitë e City-t, por jemi të vetëdijshëm për tonat. Luajtëm mirë në kundërsulm dhe ushtruam presion siç dimë të bëjmë. Nëse do të kishim treguar këto aftësi në menaxhimin e ndeshjeve në kampionat, do të ishim më pranë kryesuesve”.

Në lidhje me gjendjen e Mohamed Salah, që doli nga loja për shkak të një dëmtimi, Klopp mbetet besimplotë.

“Mohamed më tha se gjithçka është në rregull, por gjithsesi duhet të presim. Tani na pret derbi me Evertonin, të shtunën në drekë do jemi sërish në fushë. Kështu është vërtet e vështirë të përgatitësh ndeshjet”.

Natyrisht ka turinj të varur në shtëpinë e Manchester City-t dhe Guardiola nuk e fsheh hidhërimin.

“Asnjë nuk beson se do të kalojmë turin. Ne do të vetëbindemi se mundemi, pasi sfida ende nuk është mbyllur. Nuk krijuam raste të pastra, pasi ata u mbrojtën mirë. Kishim nevojë për një gol, por nuk ia dolëm ta shënonim. Besoj shumë te skuadra ime, më ka treguar shumë gjëra të mira përgjatë sezonit. Kemi ende 90 minuta dhe do ta provojmë. Tani të përgatitemi për derbin me Manchester United”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here