Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, që do të mbahet më 7 Shkurt në Durrës, federata ka publikuar edhe listën e kandidatëve për anëtarë në Komitetin Ekzekutiv.

Bie në sy fakti që në listë bëjnë pjesë një numër mjaft i lartë kandidatësh, duke konfirmuar interesin në rritje për këtë pozicion. Një tjetër detaj që bie në sy, është rritja e numrit të njerëzve të politikës, që synojnë këtë pozicion, ndërsa ata të sportit janë shumë të paktë.

Në këtë Asamble do të zgjidhen të gjithë organet drejtuese të institucionit, përfshi edhe kreun e FSHF-së, post për të cilin kandidojnë 3 persona, Armando Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here