Jesse Lingard është një nga futbollistët më në formë të momentit për Manchester Unitedin. 25-vjeçari është kthyer në një titullar fiks për formacionin e Mourinhos, ndërsa shpesh ka gjetur edhe rrjetën në takimet e fundit.

Por krahas katërkëndëshit të blertë, Jesse duket se ka gjetur ‘shkëlqimin’ edhe në jetën private. Sulmuesi anësor anglez prej disa muajsh po jeton një romancë me modelen simpatike, Jena Frumes.

Çifti kalon shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa Jena është parë shumë shpesh në shkallët e ‘Old Trafford-it’, për të mbështetur Lingardin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here