Në fund të fazës së grupeve në Europianin e Vitit 2016 , Suedia i tha lamtumirë kompeticionit dhe “Mbreti” i futbollit në vendin skandinav, Zlatan Ibrahimovic, hoqi dorë nga froni, duke lajmëruar largimin nga përfaqësuesja.

Suedia nisi një rrugëtim të ri pa Ibran dhe trajneri Anderson e bazoi lojën te forca e grupit. Ky format i ri u shpërblye menjëherë, pasi suedezët arritën kualifikimin në finalet e botërorit, duke eliminuar në “play-off” Italinë 4 herë kampione të botës.

Tashmë që verdheblutë po përgatiten për këtë turne madhor mund të përfitojnë një dhuratë të papritur. Ibrahimovic i ka hapur plotësisht dyert një rikthimi në kombëtare. Golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses nordike, i sapo transferuar në MLS te Galaxy, ka postuar një status në rrjetin social “Twitter”, ku thuasje zyrtarizon rikthimin

“A do të luaj në botëror? Shanset janë në maksimum që diçka e tillë të ndodhë”. Këto kanë qenë fjalët e shkruara nga 36-vjeçari, i cili duket se konfirmon gatishmërinë e tij për kombëtaren vikinge

Pak ditë më parë më parë, ish-lojtari i Juventusit, Interit, MIlanit, PSG-së, Manchester United etj., pat deklaruar se do të jetë ai që do të vendosë nëse do të marrë pjesë në “Rusi 2018” dhe se gjithçka do të varej vetëm nga dëshira e tij. Në fakt, në raste të tilla vendosin trajnerët, por jo kur bëhet fjalë për “King Zlatan”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here