Merkatoja është mbyllur, të paktën kështu thuhet, pasi rastet janë plot kur ekipet kanë zyrtarizuar lëvizje edhe pas afatit përfundimtar. Shpjegimi ka qenë ai i përhershmi: “E kishim regjistruar prej kohësh lojtarin dhe vetëm prisnim konfirmimin nga ITC”. Gjithsesi ky është një problem tjetër që duhet të zgjidhet, por pozitiv është fakti që klubet kanë nisur të bëjnë transferime edhe brenda vendit.
Të kuptuarit e merkatos është e rëndësishme dhe tani situata në Superiore është tjetër. Lëvizja më e fundit brenda kampionatit, duke u paguar për kartonin, është ajo e Kristal Abazajt. 200 mijë euro janë paguar për kartonin e tij nga Skënderbeu, që në verë do e ketë të tijin sulmuesin anësor të Luftëtarit. Shitja e Abazajt është edhe më e shtrenjta brenda kampionatit dhe rekordi vendoset sërish nga Skënderbeu.
Korçarët më parë kanë blerë nga Laçi James Adeniyi për shumën e 150 mijë eurove, por jo kartonin e plotë, njëjtë si me Abazajn, për të cilin Luftëtari do të përfitojë 20% të shumës që do të paguhet për të në raste se do të shitet sërish. Vendi i tretë mbahet nga Elis Bakajt. 100 mijë euro ka përfituar Partizani nga Dinamo për kartonin e sulmuesit.
Gjergji Muzaka është një tjetër futbollist i shitur nga të kuqtë te rivalët e Tiranës. 50 mijë euro paguan bardheblutë në vitin 2006 për kartonin e mesfushorit. Me të njëjtin drejtim ka lëvizur edhe Tefik Osmani, nga Partizani te Tirana, teksa për të janë paguar 40 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here