Premier League angleze vlerësohet për spektaklin që ofron çdo fundjavë, por skuadrat e ishullit po fitojnë terren në raport me ekipet e tjera të “Kontinentit të Vjetër” në sigurimin e futbollistëve.

Shpenzimet renditen nga më minimalet deri te më stratosferiket ku në majë qëndrojnë Liverpool-i dhe dy ekipet e Manchester-it.

Viti 2017 ka mbyllur dyert për 2018 dhe revista sportive britanike “FourFourTwo” ka listuar emrat e lojtarëve që kanë justifikuar milionat e eurove për të marrë rolet përkatëse në ekipet e reja.

● Nemanja Matic (Chelsea-Manchester United)

Mesfushori shtatlartë serb iu bashkua trajnerit portugez Mourinho për të rritur efektivitetin në mesfushën e “Djajve të Kuq”.

Truri i skuadrës Paul Pogba ka fituar besim me ardhjen e Matic-it në ndihmë sulmit dhe mbrojtjes së Manchester United.

Pavarësisht se ish-lojtari i Chelsea-t dhe Benfica-s është kufizuar në lojën e projektuar nga “The Special One” kontributi i tij ka qenë vital në 22 ndeshjet e luajtura këtë me fanellën e kuqe të Manchester-it në ligën kryesore britanike.

 

● Pascal Gross (Ingolstadt-Brighton)

Vetëm 2.5 milionë paund për lojtarin që po rigjallëron lojën e “pulëbardhave”. Mesfushori gjerman ka fituar duartrokitjet e tifozëve të Brighton-it falë krosimeve vendimtare të dërguara për shokët e ekipit.

● Jack Cork (Swansea- Burnley)

Trajneri Sean Dyche po shikon organizimin e qartë të mesfushës dhe repartit të mbrojtjes së Burnley-t.

Funksionaliteti i plotë i saj ka ardhur nëpërmjet aktivizimit maksimal të mesfushorit qendror të ekipit Jack Cork. Anglezi la ekipin e “mjellmave” dhe tashmë është pika referuese e lojës së “The Clarets” (Vera e Kuqe).

● Jordan Pickford (Sunderland- Everton)

Sam Allardayce duhet t’i falet qëndrueshmërisë së 23-vjeҫarit Jordan Pickford. Gardiani anglez ka ruajtur në mënyrë impresionuese portën e Evertonit. Ai përmbush kërkesat për të qenë një portier i rangut të lartë: reflekse të qarta dhe shkathtësi, të cilat i kanë ardhur në ndihmë për faktin se është 1 e 85 i gjatë. Klubet e mëdha po ndjekin me interes maksimal performancën në vazhdim të pretendentit për të qenë portieri i “3 Luanëve” në “Rusi 2018”. Everton ka në dispozicion një portier që mund të mbrojë katërkëndëshin e portës për dekadën e ardhshme.

● Kyle Walker (Tottenham-Manchester City)

Mbase këtë sezon më shumë se vitet e kaluara, Manchester City mund të ketë në vetvete emra të spikatur në skuadër.

Anësori i djathtë Kyle Walker, një nga mbrojtësit më të kushtueshëm në historinë e futbollit kontrollon në mënyrë perfekte krahun e tij.

Walker nuk kursehet të shfrytëzojë të gjitha energjitë për të furnizuar me topa nga krahu sulmuesit e “qytetarëve”. Lojtari ka përvetësuar shumë mirë kontrollin e topit në ekipin e Guardiolës, e cila është një prove që duhet kaluar për çdo lojtar që do të luajë ne ekipin ku drejton katalanasi.

● Harry Maguire (Hull City- Leicester)

Qendërmbrojtësi anglez la gjurmë në memorien e fansave britanikë në ndeshjen kundër Fulham-it në FA Cup përpara disa vitesh kur ishte pjesë e Sheffield United.

Lojtari u promovua si njëri prej talenteve të paktë britanikë që buronin nga Hull City.

Këtë sezon ai lufton mbron ngjyrat e “Dhelprave” të Claude Puel dhe ka krijuar emër mes shtyllave të mbrojtjes në Premier League.

● Davinson Sanchez (Ajax-Tottenham)

Kolumbiani është lojtari për të cilin janë hedhur më shumë miliona euro kur ka luajtur vetëm një sezon në Europë. Sanchez zotëron kondicion fizik të fortë dhe teknikë mbrojtjeje të lartë për moshën e re që ka. Aftësia për t’u përshtatur shpejt me ndryshimet e shpeshta të skemave të mbrojtjes nga Maurizio Pochettino janë fakte që mund të premtojnë ndërtimin e një mbrojtësi modern ndër më të mirët në pozicionin e tij.

● Ederson (Benfica-Manchester City)

Për të u fol me shumë skepticizëm kur u njoftua se 35 milionë paund shtruan rrugën e tij drejt Anglisë.

Vetë shifra dhe eksperienca përpara ardhjes në Manchester City krijuan mosbesim rreth aftësive si portier për Ederson.

Braziliani ka kthyer kritikët në favor të tij. Ndeshja kundër Manchester United, shpërndarja e topave për lojtarët e tjerë të ekipit, siguria në daljen nga kuadrati i 16-shes, bashkë me reflekset janë të dhëna që krijojnë një profil të një portieri të kompletuar. Nëse “qytetarët” dhe Guardiola triumfojnë këtë sezon në Premier League, Ederson do të ketë të gjithë meritat e tij. Juan Mata dhe Romelu Lukaku janë vetë dëshmitarë se performanca në rritje e Ederson nuk është e rastësishme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here