Spektakli i futbollit në kompeticionin më të ri, Liga e Kombeve ka nisur zyrtarisht. Ashtu sic pritej, dashamirësit e skuadrave të mëdha europiane do të kenë mundësinë të përjetojnë përballjet e mëdha në një kompeticion zyrtar ku në fund mund të ngrenë trofeun e dëshiruar. Një kompeticion që do të nisë më 7 shtator të këtij viti për të përfunduar më 21 marsin e 2020, një rrugëtim i gjatë dhe spektakolar që nuk do të mungojë në ekranin e të gjithë shqiptarëve Digitalb. Liga A do të dhurojë emocione të jashtëzakonshme, pasi shorti ka vendosur emrat më të mëdhenj përballë njëri tjetrit si në aspektin e skuadrave por ashtu edhe në atë individual. Grupi 1 në këtë ligë do të diskutohet ndërmjet kampionëve të botës në fuqi Gjermanisë dhe dy rivalëve historik, Holanda dhe Franca. 3 skuadra që kanë triumfuar në kampionatin europian, ndërsa Franca dhe Gjermania kanë mbi supe edhe titujt kampion bote.

Grupi 2 i ligës A mund të konsiderohet deri diku më i lehti edhe pse shanset për të triumfuar aty janë të barabarta. Islanda, Belgjika dhe Zvicra do të tentojnë ti shkojnë deri në fund këtij grupi edhe pse individualisht belgët janë më të favorizuar.

Në grupin 3 spektakli është i garantuar, pasi do të përballen skuadra kampione europe si Italia dhe Portugalia, por nuk do të mungojnë edhe duelet direkte midis Cristiano Ronaldos dhe Robert Levandovskit. Poloni, Itali dhe Portugali do ti japin jetë këtij grupi, me të kaltërit që do të kenë mundësinë të fshijnë nga memoria mungesën e kualifikimit në Botëror.

Po kaq spektakolar edhe grupi 4 që sheh shpikësit e futbollit, Anglinë të kenë përballë spanjollët e stilit tiki taka si dhe brazilin e ballkanit kroacinë. Ishullorët më në fund kanë mundësinë të rikthehen të fitojnë një trofe madhor në arenën ndërkombëtare, edhe pse do të duhet të masin forcat me rivalë direktë. Prezenca e Spanjës dhe Kroacisë do të thotë që në këtë grup janë 3 skuadra me stile të ndryshme të të luajturit, ndërkohë që ajo që i garantuar është spektakli i pranishëm,duele për ata me zemër të fortë.

Edhe në ligën B shorti ka qënë interesant, ndërsa në grupin 1 Çekia do të përballet me Sllovakinë, dy shtete që të bashkuar kanë fituar titullin kampion Europe në 1976-ën. Së bashku me to është një tjetër skuadër lindore Ukraina e Shevchenkos.

Në grupin 2 të ligës B shorti vendosi përballë Turqinë, Suedinë dhe Rusinë. 3 kundërshtarë të denjë për njëri tjetrin ku gjithçka mbetet e hapur.

Në grupin 3 Bosnje Hercegovina mund të niset si favorite përballë Austrisë dhe Irlandës së veriut, megjithatë progresi i ishullorëve në vitet e fundit ka qënë i amdh, aq sa mund të kërcënojë edhe dy ekipet e nivelit europian.

Në grupin 4 duket gjithcka e barabartë midis Danimarkës, Irlandës dhe Uellsit. Ylli aktual i Tottenham në Premier League do të vendoset përballë ish yllit të gjelave të Londrës Gareth Bale.

Në ligën C përveç grupit 1 ku bën pjesë shqipëria do të ketë garë edhe në 3 grupet e tjera. Estonia, Finlanda, Greqia dhe Hungaria në grupin 2, Qipro, Bullgaria, Norvegjia dhe Sllovenia në grupin 3 dhe Lituania, Mali I  Zi, Serbia dhe Rumania kompletojnë këtë ligë, ku nuk mungojnë derbet e shumta të ballkanit.

Në ligën D sigurisht që nivei i skuadrave vjen në rënie por rivaliteti mbetet po aq i madh sa edhe në 3 ligat e para. Në grupin 1 të kësaj lige do të tentojnë suksesin final Andora, Kazakistani, Letonia dhe Gjeorgjia. San Marino, Moldavia, Luksemburg dhe Bjellorusia do t’i japin jetë grupit 2 ndërkohë që në grupin 4 Maqedonia niset si favorite ndaj rivalëve si Gjibraltari, Lihtenshteini dhe Armenia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here