Skuadra e Flamurtarit ndihet e motivuar pas fitores ndaj Partizanit. Vlonjtatët do të përballen të mërkurën përsëri me “Të kuqtë”, në kuadër të “Kupës së Shqipërisë”. Përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Facebook”, klubi kuqezi ka informuar tifozët për çmimin e biletës për sfidën ndaj kryeqytetasve. Ajo çfarë bie në sy është shprehja e zgjedhur e vlonjatëve, “Të gjitha rrugët të sjellin në stadiumin Flamurtari”. Natyrisht, që e kanë zgjedhur për të tërhequr ultrasit, por edhe mbase për të “provokuar” paksa “Demat”. Të cilët u mposhtën në ndeshjen e së premtes në po atë fushë. Megjithatë, mbetet të shohim se kush do të triumfojë në fund të përballjes.

Drejtuesit e klubit, kanë preferuar që femrat të që duan të shikojnë këtë takim mund ta ndjekin falas.
Çmimet e biletave
Tribuna qendrore – 700 leke.

Tribuna A & B – 400 leke,
Tribuna A & B për shkollat e qytetit falas ( te organizuara ).
Tribuna C – 200 leke .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here