Pauza e kampionatit ka rezultuar kura e duhur për Kamzën, që është rikthyer fuqishëm, duke mposhtur në sfidën hapëse të vitit 2018 Laçin, një rival direkt në zonën europiane. Merkatoja ishte menduar nga drejtuesit me idenë për të korrigjuar skuadrën aty ku ishin pikat më të dobëta, ndërkohë që mungesa e një afrimi në qendër të mbrojtjes pas largimit të Ivan Fustar rrezikonte ta dobësonte më tepër Kamzën. Por, në fakt, nuk rezultoi kështu. Me trajnerin Ramadan Ndreu, evidentoi edhe në intervistën e dhënë në emisionin “Gol pas Goli” problemin që kishte skuadra e tij në fundin e vitit 2017.

“Skuadra ka patur një ngërç psikologjik, pasi kishte filluar të fluturonte.”

Mjafton kjo fjali për të kuptuar që në futboll mund të festosh vetëm në fund. Një fitore sanksionohet në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, ashtu si dhe një renditje përfundimtare në fundin e kampionatit. Duket se kamzalinjtë kanë marë leksionet e duhura dhe kanë rinisur kampionatin me të njëjtën mënyrë që e startuan atë, duke befasuar me grintën, vendosmërinë, por mbi të gjitha me cinizmin e tyre. 3 ndeshjet e fundit të 2017 janë harruar për momentin. Kamzën u rikthehet pretendimeve për zonën europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here