Fantazisti brazilian Rafinha ka nisur zyrtarisht aventurën e tij me Interin, pasi vetëm para pak minutash nënshkroi edhe kontratën që e lidh me zikaltrit.

Futbollisti erdhi në huazim nga Barcelona dhe kaloi me sukses të gjitha testet mjekësore, ndërsa zikaltrit ruajnë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të tij, në rast se binden nga paraqitja e futbollistit.

Sapo doli nga zyrat zikaltër, ku nënshkroi edhe kontratën, Rafinha u rrethua nga një grup gazetarësh dhe mbështetësish të Interit, që kërkonin të dëgjonin diçka prej tij.

“Jam shumë i lumtur dhe jam gati të vihem në dispozicion të skuadrës. Kam zgjedhur numrin 8 në fanellë. Forca Inter”, tha Rafinha, teksa dilte mjaft i kënaqur nga zyrat e zikaltërve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here