Nëse gara për vendin e parë në tabelën e klasifikimit duket si diçka e mbyllur nuk mund te thuhet e njëjta gjë për Këpucën e Artë. Largimi i sulmuesit Elis Bakaj nga Kukësi drejt kampionatit bjellorus ka sjellë efektet e para, edhe pse në fakt sinjalet ishin dhënë javë më përpara.

Reginaldo, Sowe dhe Guri janë lojtarët më të favorizuar për t’i shkuar deri në fund kësaj gare, jo vetëm sepse sulmuesi i Laçit dhe ai i Skënderbeut kanë shënuar nga 11 herë dhe Guri është në kuotën e 10 golave por edhe për pozicionin ku aktivizohen, qendërsulmues të mirëfilltë. Te tre këta sulmues shkuan tek goli këtë fundjavë madje Guri shënoi dygolësh ndërsa Reginaldo realizoi 3 herë, në fitoret e Kukësit dhe Laçit respektivisht ndaj Teutës dhe Flamurtarit. Sulmuesi shkodran shihet si pasardhësi i Bakajt te kampionët dhe nuk është çudi që të jetë pasuesi i tij edhe në tabelën e përgjithshme. Reginaldo është rikthyer tek goli ndërkohë që Sowe pas dy dygolëshave radhazi mjaftohet me një realizim ndaj Lushnjës. Diçka më prapa qëndrojnë të tjerë emra me peshë, Sebino Plaku nuk shënoi ndaj Vllaznisë duke u ndalur në kuotën e 8 golave. Me nga 7 realizime jane dy qendërsulmues të mirëfilltë, serbi i kamzës Stevan Racic dhe kroati i Flamurtarit Tomislav Busic. Me ecurinë e javëve te fundit gara për Këpucën e Artë është e fortë dhe me 12 javë deri në përfundim është e vështirë të bësh një parashikim se kush do të jetë pasuesi i Pero Pejic në përfundim të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here