Takimi më i rëndësishëm në grupin A, të Kategorisë së Parë, Besëlidhja-Egnatia, i vlefshëm për javën e 14, përfundoi në favor të vendasve, të cilët arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0.

Heroi i skuadrës lezhjane ishte Bajiç, i cili i dhuroi të tijve 3 pikë të arta. Për Egantian situata u përkeqësua, teksa në minutën e 39’ Rexhepi u ndëshkua me karton të kuq dhe gjyqtari që akordoi 11-metërsh për Besëlidhjen.

Bajiç tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Fraksioni i dytë i takimit nis me vendasit më kërkues duke përfituar nga inferioriteti numerik i kundërshtarit, por pa mundur dot të gjejnë golin. Në takimet e tjera, Dinamo fitoi 2-0 ndaj Vllaznisë B, ndërsa Burreli fitoi 1-0 në transfertën ndaj Besës.

Në Grupin, B Tirana vazhdon rrugën e suksesit në kampionat, teksa fitoi 2-1 në transfertën ndaj Turbinës. Për bardheblutë shënuan Greca dhe Ngoo ndërsa për vendasit, Roshi. Edhe Bylis fitoi me rezultatin minimal 1-0 në takimin ndaj Tomorrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here