Kastrioti mbylli 2017 në mënyrën më të mirë të mundshme, ne krye të renditjes në grupin A, në Kategorinë e parë. Për SuperSport foli numri një i stolit të krutanëve, Samuel Nikaj i cili bëri një rezyme për punën që po zhvillon skuadra në këtë fazë përgatitore. Gjithashtu ai vë theksin dhe tek nevoja që ka ekipi për përforcime, sidoqoftë edhe në rast se nuk do të ketë ndërhyrje tekniku është i kënaqur me organikën që ka në dispozicion.

“Kemi punuar mirë këto ditë dhe kemi pasur mundësi të perfeksionojmë më mirë lojën tonë, për të përballuar pjesën e dytë të sezonit. Natyrisht që ndonjë përforcim do të na bënte mirë dhe do të rriste edhe konkurrencën në ekip, por edhe po nuk erdhi njeri, kemi mjaftueshëm kualitet për të vijuar”, u shpreh Samuel Nikaj.

Synimi i klubit është që sezonin e ardhshëm te jetë pjesë e superiores dhe një objektiv i tillë sipas trajnerit është i mundshëm nëse skuadra jep maksimumin.

Edhe Xhunejt Çutra një prej elementëve më të rëndësishëm në radhët e Kastriotit shprehet i kënaqur për fazën përgatitore dhe njësoj si i gjithë klubi, edhe mesfushori është besimplotë se ekipi sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e më të mirëve të futbollit vendas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here