Kastrioti siguroi tri pikë të arta në trasnfertën ndaj Besëlidhjes në takimin e vlefshëm për javën e 16-të në Grupin A të Kategorisë së Parë. Krutanët mposhtën 0-2 skuadrën lezhjane, me skuadrën e Samuel Nikajt që shkëputet plot 15 pikë nga vendi i dytë. Miqtë e gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e parë të takimit me anë të Nifemit. Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm për Kastriotin që e kërkoi me ngul, golin e sigurisë. 10 minuta nga vërshëllima përfundimtare e kryesor, Mulaj shënoi golin që vulosoi fitoren 0-2 të krutanëve. Në takimet e tjera të këtij grupi Burreli mposhti 2-1 po në transfertë Tërbunin, Erzeni ishte skuadra e vetme vendase që korri sukses, duke iu imponuar 2-0 Egnatias, Besa – Vllaznia B përfundoi 0-0, ndërsa surprizën e bëri Korabi që mposhti 0-1 Dinamon.

Ndërkohë në Grupin B, më pritje të duelit për kreun Tirana – Bylis, Tomori dështoi në shtëpi 0-1 përballë Apolonisë, me të njëjtin rezultat fitoi edhe Iliria në fushën e Shkumbinit, Turbina shkatërroi 4-0 Shënkollin, ndërsa Pagradeci fitoi 1-2 në fushën e Naftëtarit.

GRUPI A
Tërbuni – Burreli 1-2
Erzeni – Egnatia 2-0
Besa – Vllaznia B 0-0
Besëlidhja – Kastrioti 0-2
Dinamo – Korabi 0-1

Grupi B
Tomori – Apolonia 0-1
Turbina – Shënkolli 4-0
Shkumbini – Iliria 0-1
Naftëtari – Pogradeci 1-2

E diel
Bylis – Tirana

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here