Surpriza e Kategorisë Superiore në pjesën e parë të sezonit, Kamza po vijon përgatitjet në Antalia. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ramadan Ndreu po punon me një intensitet të lartë, për të përgatitur sa më mirë pjesën e mbetur të sezonit, ku do të synojë të ruajë pozitat që ka aktualisht.

Ndonëse ka zhvilluar 3 takime miqësore deri tani, Kamza ka njoftuar se do të zhvillojë edhe një tjetër, më 17 Janar, para se të kthehet në Shqipëri.

Këtë herë përballë kamzalinjve do të jetë Juventusi, veçse nuk bëhet fjalë për kampionët e Italisë, por për skuadrën nga Bukureshti i Rumanisë.

Në 3 miqësoret e para Kamza ka humbur 2 dhe barazuar 1, por këto sfida po i shërbejnë trajnerit Ndreu për të përgatitur më mirë skuadrën, në kuadër të pjesës së mbetur të kampionatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here