Kamza e ka gjetur qendërmbrojtësin dhe e ka zyrtarizuar para ndeshjes me Laçin. Presidenti Naim Qarri, pasi ka gjetur akordin me Igor Cukovic dhe ka nënshkruar, ka bërë publik edhe afrimin e fundit te klubi që ai financon. Me largimin e Ivan Fustar ishte e domosdoshme afrimi i një tjetër lojtari për prapavijën dhe për stafin teknik ky është një lajm i mirë.
24-vjeçari, 191 centimetra i gjatë, luan edhe si mesfushor difensiv. Afrimi i tij është mjaft i rëndësishëm për Kamzën. Në të shkuarën Cukovic ka luajtur me Sutjeska në Mal të Zi, ndërkohë që së fundmi provoi një eksperiencë në Norvegji.
Malazezi ishte pjesë e Elverum, skuadër e ligës së dytë norvegjeze dhe tani do të provojë një eksperiencë në Superiore. Më parë Kamza ka afruar Zguron, Agalliun, Avdylin dhe Bashën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here