Drejtuesit e Kamzës emërojnë trajnerin e ri vetëm një ditë pas largimit të Ramadan Ndreu. Bëhet fjalë për Julian Ahmatajn, një emër i njohur i futbollit shqiptar, që së fundmi ka drejtuar Burrelin në Kategorinë e Parë. Për Ahmatajn është hera e parë që do të drejtojë një skuadër të Superiores. Ish-futbollisti i shumë skuadrave në elitën e futbollit shqiptar do të debutojë në pankinën e kamzalinjve në transfertën me Skënderbeun në Korçë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here