Kamza është mposhtur në miqësoren e pestë dhe të fundit zhvilluar në tokën turke, në kuadër të konsolidimit të skuadrës. Të besuarit e Ramadan Ndreut janë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 nga ekipi i Zhetysu Taldykorgan. Kamzalinjtë nuk e kanë provuar shijen e fitores në Turqi, teksa kanë arritur të marrim vetëm dy barazime dhe tre humbje.

Trajneri Ndreu hodhi në fushë formacionin më të mirë, megjithatë sërish kamzalinjtë nuk arritën të fitonin, madje nuk arritën as të shënonin qoftë edhe një gol përballë kazakëve të Zhetysu.
Formacioni: Gjonikaj; Frashëri, Lelis, Kuqi, Zguro; Arrabal, Mehmeti, Imeri, Mumajesi; Plaku (c), Raçiç.
U aktivizuan: Avdyli, Rami, Syziu, Agalliu, Zeqiri, Rezi, Ymeri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here