U mbyll në barazim 1-1 sfida mes Utrechtit dhe Alkmaarit,që çeli javën e 19-të të kampionatit holandez, që rikthehet pas një periudhe disajavore pushimesh. Në “Stadion Galgenwaard” të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, madje ishin miqtë ata që e gjetën të parët rrugën e rrjetës me Svenson në minutën e 55-të, pas një goditjeje të fortë nga jashtë zonës. Utrechti u kundërpërgjigj thuajse 20 minuta më vonë me Dessers, i cili përmbylli një kundërsulm të shpejtë të vendasve.

Më këtë pikë të fituar në transfertë Alkmaari mbetet në vendin e tretë me 39 pikë, 2 më pak se Ajaxi, ndërsa Utrechti rrezikon të humbasë vendin e gjashtë që i kërcënohet nga Vitesse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here