Në Holandë në mesjavë kampionët në fuqi humbën mundësinë për t’u afruar me vendin e tretë, sidoqoftë këtë radhë nuk priten më gabime, duke patur parasysh që kundërshtari këtë herë në De Kuip është ekipi i Den Haag. Në Francë në Le Championnat Paris SG duket se vjen nga krejt tjetër planet, gjithsesi në orën 21:00 kampionati ofron duelin e Velodromit Marsejë – Monako, ndoshta përcaktues për fatin e vendit të dytë, aq fort të lakmuar. Në Angli do të kompletohen takimet e raundit të katërt të FA Cup, me ndeshjet interesante Chelsea – Newcastle dhe Cardiff – Manchester City që do të luhen respektivisht në 14:30 dhe orën 17:00, ndërkaq Bundesliga  ofron në orën 15:30 duelin Leverkuzen – Mainz, ndërsa në orën 18:30 luhet derbi i Saksonisë së Poshtme Hannover – Wolfsburg.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here