Hector Bellerin është objektiv i Juventusit në Serinë A. Spas “The Guardian” mbrojtësi spanjoll i krahut, aktualisht pjesë e Arsenalit në Premier League, po kërkohet me ngulm nga kampionët e Italisë, që bënë tentativë për ta shkëputur lojtarin nga “Topçinjtë” edhe gjatë verës së kaluar, por morën përgjigje negative. Në atë kohë për mbrojtësin kishte interesim serioz edhe nga Barcelona dhe Manchester City.

“Mirëpo Juventusi po këmbëngul më shumë këtë radhë,”- nënvizon e përditshmja britanike. “E ka studiuar me shumë kujdes situatën gjatë janarit, por qëllimi i bardhezinjve është të bëjnë ofertë konkrete në verë.”

Për kartonin e Bellerin duhen të paktën 50 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here