Tashmë janë 9 fitoret rradhazi të Juventusit në kampionat. Një gol i Alex Sandros i mjaftoi skuadrës së Allegrit për të mposhtur 1-0 Torinon në derbi dhe për t’u ngjitur përkohësisht në krye të Serisë A në kuotën e 65 pikëve. Edhe pse me disa mungesa të rëndësishme Juventusi nuk di të ndalet në kampionat dhe nëse vazhdon me këtë ritëm ka shumë gjasa të fitojë titullin kampion për herë të 7-të rradhazi, edhe pse Napoli në këtë sezon po shfaq të njëjtin nivel si bardhezinjtë. Në minutën 15-të, Juvja mori një goditje pasi Higuain u largua i dëmtuar nga stadiumi Olimpico i Torinos, po pikërisht Bernardeschi njeriu që zëvendësoi El Pipitan rezultoi deciziv me asistin perfekt që solli golin e Alex Sandros në minutën e 33-të. Pavarsisht përpjekjeve të skuadrës së Mazzarrit për të ndryshuar shifrat, Juventusi e ruajti avantazhin e një goli deri në fund duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here