Merkato dimërore e Juventusit nuk pati asnjë afrim të bujshëm. Sidoqoftë drejtuesit e klubit bardhezi e kanë përqëndruar punën e tyre për të ardhmen, pra për sezonin e ardhshëm 2018-2019. Njësoj si çdo merkato tjetër edhe këtë herë rreth kampit të Zonjës së Vjetër qarkulluan shumë zëra, por pa konkretizuar asgjë. Nisi me Pellegrin e Genoas i cili më pas u transferua në Francë tek Monaco.

Sidoqoftë bardhezinjtë ruajtën organikën e pjesës së parë të sezonit që është tepër domëthënëse për ta. Drejtuesit së bashku me teknikun Allegri nuk e kanë parë si të nevojshëm përforcimin e grupit, sepse dhe organikën aktuale vështirsi nuk janë duke hasur. Një veprim i drejtë ose jo, mbetet për t’u parë. Emre Can ishte i vetmi i cili përflitej se mund të vishte fanellën bardhezi, por në fakt nuk ndodhi kështu. Sidoqftë mes mesfushorit te Liverpool-it dhe Juventusit akordi është gjetur dhe kampionët në fuqi të Italisë do ta kenë në fund të sezonit lojtarin në dispozicion, madje duke mos shpenzuar asnjë qindarkë për të. Kontrata e Emre Can me The Reds skadon në fund të sezonit dhe rinovim duket se nuk do të ketë. Operacion me parametra zero, ashtu siç kanë shpesh vitet e fundit bardhezinjtë. Në radarët e klubit italian janë dhe sulmuesi Han dhe mesfushori Cristante të cilët janë dy objektiva të skuadrës torineze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here