Nuk kanë të ndalur dëmtimet në radhët e Juventusit, ndërsa shqetësimet për teknikun e bardhezinjve, Massimiliano Allegri, sa vjen e shtohen. Listës së lojtarëve të dëmtuar, krahas Bernandeschit, Cuadrados, Alex Sandros dhe Giorgio Chiellinit, i bashkohet edhe një tjetër element i rëndësishëm, Sami Khedira.

Mesfushori u dëmtua në miqësoren Spanjë-Gjermani, kur pas ndërhyrjes së Thiago Alcantarës në minutën e 55-të, 30-vjeçari u detyrua të braktiste fushën e blertë. Momentalisht ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, pasi pritet të kryhen analiza mjekësore të detajuara, ku pritet të krijohet një ide më e qartë.

Shqetësimeve të dëmtimeve u shtohen edhe ato të skualifikimeve të lojtarëve si Pjaniç dhe Benatia, për shkak kartonësh, ndërsa kalendari ka të programuar Milanin në kampionat dhe dy sfida tepër delikate në Champions League, çerefinalet ndaj Realit të Madridit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here