Juventus është lider për së paku 24 orë i Serie A.

Bardhezinjtë triumfuan si mysafirë të skuadrës së Fiorentinës me rezultat minimal 2-0.

Federico Bernardeschi dhe Gonzalo Higuain ishin realizator të golave për kampionët aktual të ligës elitare italiane.

Në fakt, vendasit kishin rastin më të mirë në 45 minutshin e parë, kur Gil Bastiao Dias goditi shtyllën gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Marco Guida, gjyqtari kryesor i takimit, dha një penallti në favor të Fiorentinës në minutën e 19-të, por e anuloi atë pas shikimit të video xhirimit (VAR), ku rezultoi se paraprakisht një lojtar i violave ishte në pozitë jashtë loje.

Pjesa e dytë i takoi pothuajse krejtësisht të besuarve të Massimilliano Allegrit, ku pas sulmeve të pareshtura në pjesën e dytë “Bianconerri” arritën të kalonin në epërsi përmes sulmuesit Bernardeschi.

Ky i fundit ishte rrëzuar afër zonës së rreptësisë në të 56-tën minutë dhe më pas e mori përgjegjësinë e goditjes së dënimit, ku për mrekulli realizoi gol.

Cyril Thereau doli përball portierit të mysafirëve njëzet minuta para përfundimit të takimit, ku legjendari Gianluiggi Buffon u tregua më i suksesshëm.

Gonzalo Higuain në të 86 minutë mori një pasim të saktë nga ana e Giorgio Chiellinit, dhe më pas shënoi golin e dytë për mysafirët.

Deri në fund të takimit më nuk pati më gola dhe kështu, Juventus triumfoi me rezultat 2-0.

Pas kësaj, Juventus ngritët në pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare me 62 pikë ndërsa Napoli bie në të dytin, por mund të rikthehet si lider në rast të fitores gjatë ditës së nesërme kundër Lazios.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here