“Zonja e Vjeter” ne Itali i eshte bashkuar betejes bashke me Manchester United per te pasur ne ekipin e saj mesfushorin e Arsenalit Mesut Ozil.29-vjecari eshte ne muajit e fundit te kontrates me ekipin e Arsen Wenger.

Trajneri i Juventusit eshte i apasionuar pas cilesive te gjermanit Ozil dhe ai i ka kerkuar administratoreve te klubit italian te nenshkruaje nje marreveshje me Arsenalin per te marre ne gjirin e saj kete lojtar.

Por, gjërat nuk do të jenë kaq të lehta, pasi në garë për mesfushorin është edhe Manchester United që drejtohet nga Mourinho. Anglezët janë gati që të japin 40 milion euro për kartonin e tij, por Arsenal ende nuk ka vendosur dhe dëshira e drejtuesve të klubit nga Premier League nuk është që ta çojnë futbollistin në një skuadër rivale.

Dhe një situatë të tillë janë duke e ndjekur nga afër bardhezinjtë që shpresojnë të bëjnë një goditje të madhe me pak shpenzime, duke i plotësuar edhe dëshirën trajnerit të tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here