Fitorja e Napolit në fushën e Atalantës e ka çuar në 4 pikë diferencën me Juventusin e vendit të dytë, që pret të korrë suksesin e radhës në Torino me Genoan. Kjo përballje që do të transmetohet në  orën 20:45, në letër është një sfidë e lehtë për bardhezinjtë, që në 10 takimet e mëparshme shtëpiake në këtë sezon ka fituar 8, barazuar 1 dhe humbur vetëm 1. Për të gjetur rezultatin e fundit pozitiv të Genoas në fushën e Juventusit duhet të kthejmë kokën pas, pikërisht në sezonin 2012-2013. 5 vite më parë, Genoa do të barazone 1-1 me gol të Borrielos, ndërsa për bardhezinjtë kishte shënuar Quaglierella. Por si vijnë të dyja skuadrat në sfidën e radhës.
Allegri në konferencën për shtyp foli për dy dyshime sa i përket formacionit. De Sciglio, Barzagli dhe Lichtsteiner konkurrojnë për një vend në krahun e djathtë, ndërsa ka balotazh mes Douglas Costas dhe Bernardeschit. Chiellini dhe Benatia konfirmohen në qendër të mbrojtjes, ndërsa Alex Sandro në të djathtë. Mesfusha do të jetë me tre, Khedira, Pjanic dhe Matuidi.
Sa i përket zhvillimeve të Genoa, Pepito Rossi nuk është riaftësuar në kohë nga problemi muskular që shfaqi ditët e fundit. Ndërkohë Taarabt dhe Pandev do të formojnë dyshen e sulmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here