Nga Anglia vjen “bomba” e radhës e merkatos. E këtë radhë bëhet fjalë për Juventusin. Sipas “The Sun”, klubi bardhezi është gati t’i bëjë ofertë Mario Balotellit, për ta patur pjesë të organikës për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesit të Nices i skadon kontrata në fund të sezonit dhe do të jetë një afrim me kosto zero. Klube të ndryshme europiane pritet të futen në negociata me menaxherin e 27-vjeçarit Mino Raiola, që do të ishte i gatshëm ta transferonte te Juventusi.

Pas kësaj lëvizjeje të mundshme, sipas “The Sun” qëndron Gigi Buffon, i cili ka ndikuar te drejtuesit për t’u interesuar pas sulmuesit problematik, por që po bën shumë mirë në kampionatin francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here