Juventusi ka fituar me rezultat7-0 ndaj Sassuols në Serie A.

Për vendasit ishin sikur një miqësore, apo lojë në stërvitje dhe për këtë tregues është edhe vet rezultati.Festivali i golave filloi me Alex Sandron në minutën e nëntën, ndërsa Sami Khedira shënoi dy golësh në minutat 24 dhe 27.Ne te kompletuar pokerin e Zonjes se Vjeter ne pjesen e pare u kujdes Miralem Pjanic ne minuten e 38-te.

Pjesa e dytë i takoi Gonzalo Higuainit, i cili me një het-trik (63′, 74′ dhe 83′) i bëri mysafirët të duken një ekip mediokër.

Pas kësaj fitore Juventusi ngjitet në vendin e parë me 59 pikë, dy më shumë se Napoli, por me një ndeshje më shumë. Sassuolo zbret në vendin e 15-të me 22 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është ndaj Fiorentinas, kurse Sassuolo pret Cagliarin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here