Juventusi ka hedhur një hap mjaft të madh drejt mbrojtjes së titullit kampion, duke mposhtur Atalantën me rezultatin 2-0, në sfidën e prapambetur.

Gonzalo Higuain kaloi në avantazh bardhezinjtë në pjesën e parë, ndërsa Blasé Matuidi dyfishoi shifrat 10 minuta nga fundi, ndërsa Atalanta luajti 15 minutat e fundit me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Mancinit.

Me këtë fitore, bardhezinjtë e Allegrit shkëputen me 4 pikë nga Napoli dhe 10 javë nga fundi i kampionatit, duket tashmë një hap më pranë titullit të 7 radhazi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here