Në shtëpinë e Juventusit është rikthyer interesimi për Alvaro Moratan, i cili aktualisht aktivizohet në Premier League me fanellën e Chelsea. 25-vjeçari i cili ka qenë pjesë e bardhezinjve gjatë sezoneve 2014-2016, do të pëlqente një rikthim në Serinë A.

“Blutë e Londrës”, të cilët për ta blerë lojtarin nga Real Madrid kanë shpenzuar shumën e 80 milionë Eurove, nuk kanë ndërmend të marrin në konsideratë ndonjë ulje çmimi për kartonin e spanjollit. Gjithsesi ideja e “Zonjës së Vjetër” në lidhje me Moratën, mund të realizohet në rast të shitjes së ndonjërit prej sulmuesve aktualë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here